Tri qytetet që mund të goditen nga tërmetet katastrofale në të ardhmen

Tash e një kohë të gjatë sizmologët dhe ekspertët e menaxhimit të katastrofave paralajmërojnë se pozita e Nepalit, që gjendet në prekjen e pllakave tektonike, si dhe standardet e ulëta të ndërtimit kanë ndikim janë fatale.
Ekipi i dr. sci. Gregoryja Beroze, sizmolog nga Stanford, ka cekur tri qytete që do të mund të goditeshin nga tërmeti i fuqisë si ky i fundit në Nepal.

Këto tri qytetet të mëdha janë kryeqyteti i Iranit, Teherani, ku sipas sizmologëve ekzistojnë gjasa prej 90 për qind që të goditet gjatë dekadave të ardhshme nga një tërmet prej 6 ballësh të Richterit.

Riskun që të goditet nga tërmeti shkatërrues e ka edhe qyteti më i madh i Turqisë, Stambolli deri në vitin 2030, por gjasat që kjo të ndodhë janë 60 për qind.

I treti në renditje nga qytetet e mëdha me miliona banorë është Los Angeles, por me tërmet të fuqishëm prej 8 ballë të Richterit, por me gjasa prej vetëm 8 për qind që kjo të ndodhë.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit