-1.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Bashkimi Demokratik kundër Safet Garxhaliut

Bashkimi Demokratik (BD) në Prizren ka reaguar kundër deklaratës së drejtorit të Odës së Ekonomisë së Kosovës,Safet Garxhaliu, i cili ditë më parë inkurajoi kryetarin Ramadan Mujën që të ndjehet krenar për dënimin që ka marrë nga organet e drejtësisë.

“Kapja shtetit nuk ka kufi as edhe në ata mekanizma që veten e paraqesin si jo politik:, thuhet në reagimin e BD-së.

“ Deklarata e kryetarit të OEK Safet Gerxhaliu për Ramadan Mujën duke i arsyetuar shkeljet ligjore tregon se deri ku ka arritur kriza morale në shoqërinë tonë, ku shkelësin e ligjit dhe krimin e organizuar e arsyetojnë gjoja “sakrifikim për interes te qytetarëve”.

“Gerxhaliu besoj që e din se ky shtet ka ligje dhe ligjet duhet respektohen nga te gjithë e veçanërisht nga udhëheqësit e institucioneve dhe te votuarit e qytetarëve”.

“Krijimi i logjikës se ligji është top futbolli dhe me te mund të luhet sipas politikës ditore dhe interesave momentale është tregues i qartë se jemi shumë larg bërjes se shtetit ligjor. Ligji edhe mund te mos i përgjigjet nevojave te kohës ne momentin e caktuar mirëpo mbetet ligj, dhe për këtë është Parlamenti i Kosovës i cili në bazë të nevojave bën ndryshime ligjore, por jo edhe me u shkelë sa herë duan dhe kur të duan”.

“Ramadan Muja është modeli më i keq se si qeveriset institucioni, prandaj Gerxhaliu nuk është mirë me i stimulua shkelësit e ligjit sepse po i kontribuoni anarkisë në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu ka inkurajuar kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën, që të krenohet me shkeljet ligjore dhe dënimin që ka marrë nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai tha se Muja ka sakrifikuar vetën për të tërhequr investitorë të huajë në Prizren.

“Prandaj, i nderuari kryetari Muja mbaje kokën lartë për këtë veprim”, i ka thënë Garxhaliu, Mujës në Prizren.

Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja vitin e kaluar është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren. Bashkë me Mujën janë dënuar edhe drejtorët e tij të Ekzekutivit. Muja me ‘shokë’ janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorime me pronën komunale.

Në qershor të këtij viti, Ramadan Muja, do t’i rikthehet gjykimit në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Garxhaliu, ndërkaq ka lavdëruar kryetarin Ramadan Muja për veprimet kundërligjore që ka bërë siç ka thënë “për interes të rrijtes së zhvillimit ekonimik të Prizrenit”.

“Prizreni e ka një kryetar, i cili duke sakrifikuar vetën ka bërë tërheqjen e investitorëve të huaj dhe për këtë arsye edhe është dënuar”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rexhep Qosja: Rëndësia e Kongresit të Manastirit për kombin shqiptar

Mes datave 14 dhe 22 nëntor të vitit 1908 është mbajtur Kongresi i Manastirit që kulmoi me caktimin e alfabetit të Gjuhës shqipe më...

Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet...

Lajmet e Fundit