8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Bilall Sherifi tallet me Hashim Thaçin

Anëtari i Kryesisë së NISMA Bilall Sherifi në një postim të tij është tallur me deklaratat e Hashim Thaçit i cili ka thënë se Serbisë do t’i bëhet padia për gjenocid. Sipas Sherifit, kjo luftë e Thaçit do të përfundojë me koncesione ndaj shtetit serb.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Sherifit.

Me shqetësim po e përcjellë “luftën” verbale që Hashim Thaçi këto ditë i ka shpallur Sërbisë duke paralajmëruar padi për gjenocidin që Sërbia gjatë viteve 1998-1999 ka kryer në Kosovë.

Shqetësimi im vjen nga përvoja e hidhur e “lufërave” të tilla verbale, sepse viteve të fundit sa herë që ai ka filluar “luftëra” të tilla kundër Sërbisë, zakonisht janë bërë konçesione në dëm të Kosovës e në favor të Sërbisë, siç edhe po vazhdon të ndodhë, ani pse, unë, kësaj radhe, do të kisha dëshirë të ishte ndryshe.
Sidoqoftë, Padia për gjenocid duhet patjetër të përgatitet dhe të dorëzohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me Hashimin apo pa Hashimin ajo do të ndodhë.

Më Shumë

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Në Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin...

Rahoveci pret Trepçën në “Mizahir Isma”, vendasit kërkojnë fitore jetike

Në kuadër të xhiros së parafundit të Superliga e Kosovës në basketboll, sot zhvillohet përballja ndërmjet Rahovecit 029 dhe Trepçës. Ndeshja do të luhet në...

Lajmet e Fundit