1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Kosova e Shqipëria me tekste të unifikuara shkollore

Pas vendimit që nxënësit të mësojnë me Abetaren e njëjtë, pritet që shumë shpejt të nisë puna për unifikimin edhe të teksteve të historisë dhe të gjeografisë, në mënyrë që nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës të mësojnë me të njëjtat libra shkollorë.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT), Arsim Bajrami thotë se ka ardhur koha që brezat e rinj të mësojnë historinë reale dhe unike të kombit.

“Ne do të donim që të kemi një histori të përbashkët, heronj e vlera të përbashkëta, sepse kemi kaluar nëpër sakrifica. Politika na ka ndarë për mbi 1 shekull. Gjeografia do të mësohet si gjeografi politike e Shqipërisë dhe Kosovës si e integruar, që njerëzit të dinë që jemi një komb, kemi një gjuhë, një origjinë dhe gjithashtu duhet ta njohim tërësisht njëri-tjetrin”, thotë Bajrami.

Por, veç njehsimit të sistemit parauniversitar po punohet që edhe arsimi i lartë të jetë i njëjtë në Shqipëri e Kosovë, në mënyrë që të kryhet njehsimi i diplomave.

“Në nivel parauniversitar kemi nisur me tekste të përbashkëta. Pas Abetares do të kemi tekstet e historisë, gjeografisë, lëndëve ekzakte etj. Edhe për shkollat profesionale po bëjmë tekste të përbashkëta, por më i rëndësishëm është programi i përbashkët i universiteteve, sepse të dyja shtetet janë në fazën e reformimit të arsimit të lartë”, ka theksuar Bajrami.

Unifikimi i teksteve të lëndëve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ndihmojë që nxënësit të ecin me të njëjtat hapa. /Top Channel/

Më Shumë

Ndahet nga jeta tragjikisht zyrtarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Minire Bytyqi

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar me pikëllim të thellë për ndarjen tragjike nga jeta të koleges së tyre, Minire Bytyqi, e cila humbi...

Zafir Berisha uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Liria nuk guxon të negociohet

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka uruar qytetarët me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit. Në mesazhin e tij, ai...

Lajmet e Fundit