Kuçi: LDK-ja të koordinohet për zgjedhjen e presidentit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pret që partneri i tyre i koalicionit Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), të koordinohet sa i përket zgjedhjes së Hashim Thaçit për president.

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të lartë të LDK-së se nuk do të bëjnë kuorumin në momentin kur do të dalë për votim Thaçi për president, ka thënë se kjo është çështje e LDK-së që të koordinohet për të respektuar marrëveshjen e koalicionit.

“Ne kemi koalicion me LDK-në dhe ata mbetet të koordinohen”, ka thënë Kuçi, për ORAinfo.

Ndryshe, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka deklaruar dje se nuk do të votoj për Hashim Thaçin në krye të Presidencës së Kosovës.

“E kam thënë dhe vota ime është publike. Ditën që zoti Thaçi të kandidojë për president në Kuvend nuk do të ketë kuorum për zgjedhjen e tij. Opozita ka thënë se nuk do të merr pjese si dhe shumë deputet të LDK-së”, ka thënë Osmani.

Dështimi i mundshëm i votimit të Hashim Thaçit për president, do të rrezikonte prishjen e koaliconit qeverisës në mes të PDK-së dhe LDK-së dhe dergimin e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme. /ORAinfo/

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit