17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Zbogar: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës, jo Republika Srpska

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë që Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit, ky asociacioni do të ketë kompetencë në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik si dhe planifikimit rural e urban.

“Këto janë sferat e qarta për të cilat do të ketë kompetenca ky asociacion. Kjo është nevojë e komunitet serb, për t’u ndjerë më lirshëm në integrim i cili parashihet me marrëveshjen e Brukselit. Në anën tjetër, shohim nervozizmin e institucioneve të Kosovës, të cilët frikohet se kjo Bashkësi, do të transformohet në një Republika Serbska, por kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Zbogar për televizionin publik.

“Ne nuk e dëshirojmë një Republikë Srpska, pasi që kjo shpije të krijimi i problemeve të brendshme të funksionimit të një komuniteti. Përmes marrëveshjes së Brukselit, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo Bashkësi të jetë në përputhje me ligjet, dhe në të njëjtën kohë dhe të ketë mundësi të ketë përgjegjësi në këto katër fusha”, ka thënë ai.

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Lajmet e Fundit