Brukseli inspekton Kosovën lidhur me Gjykatën Speciale

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të vije një delegacion nga Brukseli për të parë se deri ku ka arritur hartimi i ligjit për themelimin e Gjykatës Speciale.

Klan Kosova raporton se këtij delegacioni, pala kosovare do t’ia parashtrojë disa kërkesa.

Kërkesa e parë ka të bëjë me mos përfshirjen e raportit të Dick Martyt si provë në gjykimet e mundshme, si dhe përfshirjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë në këtë Gjykatë.

Gjykata Speciale implikon edhe ndryshimet kushtetuese, derisa besohet se do të votohet në fund të këtij muaji në Kuvendin e Kosovës. /Klan Kosova/

Më Shumë

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Lajmet e Fundit