Jep dorëheqje Miliband, shembull për partitë në Kosovë

Politikanët britanikë i kanë dhënë shembull edhe njëherë homologëve shqiptarë, se ekziston institucioni i dorëheqjes morale pas një humbje në zgjedhjet parlamentare.

Kryetari i Partisë Laburiste dhe kandidati që humbi në garën për kryeministër të Britanisë së Madhe, Ed Miliband, ka dhënë dorëheqje. Miliband falënderoi stafin dhe gjithë përkrahësit.

“Britania ka nevojë që laburistët të jenë të fortë. Ndaj është koha që dikush tjetër të marrë drejtimin e partisë”, tha Miliband në adresimin e tij për media.
Deri në zgjedhjen e tij, Ed tha se Harriet Harman, nënkryetare e partisë, do të marrë drejtimin.

Kujtojmë se David Cameron i partisë Konservative ka fituar besimin e qytetarëve edhe për një mandat katër vjeçar në krye të qeverisë britanike, pas fitores së djeshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Gjendet e mitura e raportuar e zhdukur në Prizren

Një vajzë e mitur që ishte raportuar e zhdukur në Prizren është lokalizuar nga Policia pas ndërhyrjes së shpejtë të hetuesve. Burime të afërta me...

Lajmet e Fundit