22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Ja sa u dënuan djemtë e Adem Grabovcit

Dy vëllezërit Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci u dënuan fillimisht me nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjetën fajtorë për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013.

Dënimin për djemtë e deputetit të PDK-së Adem Grabovci e konfirmoi avokati mbrojtës i Guxim Grabovcit, Hasan Jashari, i cili megjithatë, njoftoi se dënimi ishte konvertuar në para për të shmangur burgimin.

“I mbrojturi im dhe vëllai i tij, janë dënuar me nga gjashtë muaj burg për secilin, mirëpo me kërkesën e mbrojtjes duke u bazuar në dispozitat ligjore ky dënim ju është kthyer në dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për secilin”, tha Jashari.

Kjo do të thotë se për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve është 3 mijë euro.

KALLXO.com provoi që të kontaktojë edhe me avokatin e të akuzuarit tjetër, Nuhi Paqarizi, por ai tha se ishte i zënë me punë.

Për rastin nuk deshën të deklaroheshin as kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, i cili tha se deri të martën nuk ka ndonjë informacion, e po ashtu lidhur me rastin nuk deshën të deklaroheshin as gjyqtarja e rastit Anita Kraniqi-Prenaj dhe as prokurorja e rastit Sebahate Hoxha.

Seanca fillestare në këtë rast ishte mbajtur me datë 5 dhjetor të vitit të kaluar, por u shty se mungonte Guxim Grabovci.

Gjithashtu, një seancë tjetër në këtë rast ishte paraparë të mbahej me datë 11 mars, por për shkak të grevës së gjyqtarëve, ishte shtyrë dhe ajo.

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

U certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në Malishevë

Në kuadër të përpjekjeve për përmirësimin e cilësisë në sistemin arsimor, sot u certifikuan mësimdhënës dhe udhëheqës të shkollave të mesme të ulëta në...

Lajmet e Fundit