Rreth 300 studiues prezantojnë punimet e tyre në Javën e Shkencës

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), do të bëjë sot hapjen e Javës së Shkencës, e cila do të vazhdojë për katër ditë rresht.

Hapjen do ta bëjë vetë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.

Seanca plenare dhe seancat tematike të ditës së parë do të mbahen në Kompleksin Qeveritar (ndërtesa e ish Rilindjes), ndërsa seancat tematike të ditëve tjera do të mbahen në Fakultetin e Edukimit.

Gjatë këtyre ditëve sa do të zgjatë Java e Shkencës do të prezantojnë punimet e tyre rreth 300 studiues.

Ceremonia e hapjes së Javës së Shkencës mbahet sot në orën 10:00.

Më Shumë

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit