1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Fatmir Limaj: Gjykata Speciale është politike

Me 6 vota për dhe 3 kundër Komisioni për Legjislacion ka vendosur që t’ia përcjell Kuvendit të Kosovës amendamentin e propozuar nga Qeveria për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për amendamentin për Gjykatën Speciale është i padrejtë dhe jokushtetues.

“Kjo gjykatë është e dëmshme për të kaluarën dhe të ardhmen e Kosovës”, është shprehur deputetja Haxhiu.

Ndërkaq deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se mbetet vullnet i Kuvendit të Kosovës nëse do ta themelojë Gjykatën Speciale.

E deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se nuk duhet të pre e manovrimeve politike të cilat janë në dëm të shtetit dhe sistemit gjyqësor.

“Qëndrimi ynë është të forcohet gjyqësori dhe shteti. Kosova kurrë nuk i ka ikur bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare”, ka deklaruara ajo, duke bërë me dije se vota e deputetëve të AAK-së është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

“Vota jonë do të jetë kundër dhe i ftojë edhe të tjerët që të votojnë kundër”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, kryetar i kësaj partie, ka thënë se Kosova është para një momenti kur kjo legjislaturë do të lë gjurmë direkte në ndërtimin e shtetit.

“A e meriton ky vend që të ngritët dora për cenim të sovranitetit tonë. Kuvendi nuk ka të drejtë që ta ngritë dorën për ta kufizuar sovranitetin. Ta qesim në referendum dhe ta pyesim popullin çfarë po thotë. Të gjithë veteranët me i dërguar në burg nuk vlejnë sa sovraniteti i shtetit. Kjo gjykatë është politike”, është shprehur Fatmir Limaj. /Epoka e re/

Më Shumë

Nderohet kujtimi dhe vepra e Prof. Dr. Sabahajdin Cenës në përvjetorin e tij të dytë

Në përvjetorin e dytë të ndarjes nga jeta të prof. dr. Sabahajdin Cenës, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, bashkëpunëtorët dhe familjarët e të ndjerit...

1 mijë e 459 tiketa trafiku u shqiptuan brenda 24 orëve në Kosovë

1 mijë e 459 tiketa trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit. Poashtu, gjatë kësaj...

Lajmet e Fundit