Blerim Shala në hetime

Agjencia e Kosovës Kundër korrupsionit ka hapur rast ndaj deputetit të pavarur Blerim Shala, nën dyshimet për konflikt interesi.
Hetimet ndaj Shalës janë hapur pak ditë pasi ai në cilësinë e deputetit është emëruar koordinator i ekipit qeveritar të dialogut politik që zhvillohet në Bruksel, i cili për synim ka normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Me Kushtetutën e Kosovës, përkatësisht me nenin 72-të të saj thuhet se: Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj.

Hapjen e rastit ndaj Shalës e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Hasan Preteni, drejtor i AKK-së.

Ai ka thënë se procedura është e mbyllur për publikun dhe se vendimi përfundimtarë do të bëhet i ditur për opinionin.

Blerim Shala, ishte larguar nga AAK-ja për t’iu bashkuar Qeverisë Mustafa- Thaçi dhe momentalisht është deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovë.

Më Shumë

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit