10.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Ukshin Hoti i mungon shumë Kosovës

Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! i prirë nga Albin Kurti, koordinatorja e Qendrës në Rahovec, Albana Fetoshi dhe aktivistët e Qendrës, bën vizitë në shtëpinë-muze “Ukshin Hoti” në përvjetorin e ditës së zhdukjes së tij.

Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ukshin Hoti është i pagjetur fizikisht mirëpo intelektualisht e shpirtërisht atë e gjejmë në librat dhe shkrimet e tij.

“Më i pagjetur se Baca Ukë është bërë vetë shteti i Kosovës i cili në njërën anë po sulmohet nga ‘Zajednica’ e komunave me shumicë serbe e në anën tjetër prej Gjykatës Speciale kundër UÇK-së. Ukshin Hoti i mungon shumë politikës në Kosovë e cila në krye të institucioneve ka njerëz që fare nuk e kanë lexuar atë, që e kanë lexuar por nuk e kanë kuptuar, aso që e kanë lexuar, kuptuar por nuk e kanë mësuar, apo të atillë që e kanë lexuar, kuptuar e mësuar por ja që nuk e kanë praktikuar. Kalimi i kohës na bën më të moshuar e na vjetron por veprat dhe porositë e prof. Ukshin Hotit vetëm sa janë rinuar duke qenë përherë e më aktuale”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Fillon hartimi i strategjisë ekonomike lokale të Rahovecit për periudhën 2026–2030

Në Komunën e Rahovecit është mbajtur takimi i parë i grupit punues për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 2026–2030. Sipas njoftimit të komunës,...

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Lajmet e Fundit