15 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Xhamia e Sinan Pashës ruan shumë histori

Një nga veprat më të bukura të arkitekturës osmane

Ky objekt fetar e kulturore nuk është ndërtuar sipas shembullit të manastirit

Xhamia e Sinan Pashës nuk është më e vjetra nga xhamitë në Prizren, por është më e bukura. Ajo ndodhet në sheshin e çarshisë së vjetër të Prizrenit. E vlerësuar si një nga veprat më të bukura të arkitekturës osmane në Ballkan, ajo dominon mbi horizontin e Prizrenit dhe është simboli i saj identifikues.

Është ndërtuar në vitin 1615 nga ana e Sinan Pashës, i cili ishte një shqiptar me prejardhje nga Luma, dhe i cili ka pasur pozita të larta në administratën osmane. Gjatë Luftës Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, xhamia shfrytëzohej si depo municioni nga ushtria bullgare dhe serbe… /Kosva Sot/

Më Shumë

Banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren ngrenë shqetësime për ujësjellësin, energjinë dhe parkingjet

EC Ma Ndryshe ka mbajtur takim me banorët e lagjes “Vëllezërit Stavileci” në Prizren, në kuadër të projektit “Public Spaces 4 All”, ku të...

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Lajmet e Fundit