4.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Letër Ali Ahmetit

Adhurim Krasniqi

Ish ushtari i UÇK-së, Adhurim Krasniqi i njohur me nofkën Guerili i ka shkruar një letër të gjatë Ali Ahmetit duke i shkruar kështu për gjëndjen e krijuar së fundmi në Kumanovë ku u vranë disa shqiptarë teksa po luftonin me policinë maqedonase.

Ja letra e plotë e Guerilit

I nderuar Ali Ahmeti!

Jam një djal Kosove, shqiptar, luftëtar i luftës për Çlirim Kombëtar, shok me shumicen e atyre djemve trima të luftës së Kumanovës, i gatshem si shume te tjere shokë me vdek per lirinë e shqiptareve!

Po te drejtohem ty direkt i nderuar lider i shqiptareve ne Maqedoni, qe ta besh aktin e fundit patriotik, me forcen tende prej lideri dhe bashkqeverisesi me partin ne pushtet, ti veni vetes per obligim qe me nje vendim te guximshem te na i lironi djemt tanë sa me pare, sepse ata nuk erdhen atje per te luftuar ty e as partinë tuaj, por erdhen sepse kishte nevojë populli shqiptar te cilin ne shumice e perfaqsoni Ju i dashur Ali!
Mjaft me heshtje, mjaft me politikë nenshtruese, mjaft më koke-ulur, por Ju dhe vetem ju keni barren e pergjegjesise kombetare qe Kosoves t’ia lironi djemt me te devotshem të luftes se Kumanoves!

Mos harro se nenat e ketyre djemve ne kohen më të veshtire ti besuan djemt e tyre dhe i bekuan kur i nisen ne frontet e luftes qe perfaqsonit Ju zoti Ahmeti!
Ju e dini me se miri se per çka erdhen ata atje, por nese nuk e dini ose nuk doni ta dini po ta tregoj une si shok i tyre.

Ata erdhen me vdek per ate vend, sepse i obligoi gjaku i shokeve qe po shkelet çdo ditë, ata erdhen atje me vdek sepse Marreveshja e Ohrit nuk u zbatua as 30% ne favor te popullit shqiptar, erdhen atje me vdek sepse burgjet jane stermbushur me luftetar shqiptar, erdhen atje sepse Qeveria te cilen e bashkeudheheqni edhe ju montoi raste e raste kunder shqiptareve, erdhen atje me vdek sepse gjuha shqipe e garantuar ne leter e pazbatuar ne veper shkelet e neperkembet nga institucionet maqedonase, erdhen atje per liri e barazi kombetare i nderuar Ali Ahmeti.
A e din se burgu i Idrizoves po kalb bijt ma t’mire te kombit, a e dini ju zoti Ahmeti se Qeveria e udhehequr nga fashisti Nikolla Gruevski ka shtypur çdo gje qe eshte e dinjitetshme dhe kombetare.

Ju lutemi edhe njeher , na i liro sa ma parë shoket tane dhe fillo e pastro rreth vetes ato figura qe dite e nate punojn per xhep e per shtet, por jo per shqiptarët!
Lutjen time mos e merr si diçka personale, sepse une ende mbaj shpresa se Ju do te dini kanalizoni gjerat dhe amanetin e bashkevuajtesve dhe bashkeluftetareve Tuaj do ta qoni ne vend!

Ata nuk jane terrorist, ata nuk jane kriminel, ata luftuan plot 37 ore me nje ushtri e polici prej 3 mij vetave, u bombarduan me helikopter e autoblinda, por ata qendruan trimerisht deri ne ate moment kur ju moren juve ne kontakt dhe ne besen tende u dorzuan, sepse nuk paten barot.
Por mos te mendoj fashisti Nikolla Gruevski se me kete akt makaber e keto tortura çnjerezore mund ta ndal vrullin e rinise shqiptare per lufte e barazi Kombetare.

Vepro tani, sepse çdo vonese është e tepert dhe e nesermja mund te sjell gjera te pakendshme.
Ne presim lirimin e tyre, ata jane shoket tane!

Adhurim Krasniqi- ushtar i luftes per Liri

Më Shumë

Pesëshja e javës në Superligën e Basketbollit të femrave

Basketbollistja më e mirë e kësaj xhiro ishte Amari Heard nga KBF Bashkimi, e cila arriti dyshifror të dyfishtë me 23 pikë, 10 kërcime...

Drejtori Tarashaj mori pjesë në Panairin e Artizanateve në Tetovë

Panairi i Artizanateve, i mbështetur nga Bashkimi Evropian, solli së bashku bizneset dhe organizatat joqeveritare të Komunës së Prizrenit dhe ato të Tetovës për...

Lajmet e Fundit