8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Pajtohen Mark Krasniqi dhe Zef Morina

Akademik Mark Krasniqi dhe Zef Morina, kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet e mëhershme të shfaqura edhe nëpërmjet mjeteve të informimit.

“Pas një takimi të përbashkët, z. Krasniqi dhe z. Morina kanë arritur në një konstatim të përbashkët që ka të bëjë me akuzat reciproke, të cilat kanë ndodhur deri tash. Vendimi i përbashkët konsiston në tejkalimin e këtyre akuzave reciproke, duke ia lënë ato të kaluarës, edhe për hir të një interesi më madhor që ka të bëjë me afrimin e intelektualëve shqiptarë dhe koordinimin e veprimeve të tyre në interes të Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptarë. Ky pajtim në mes tyre, përfshinë edhe marrëveshjen që me rastin e ribotimi të tekstit autobiografik ‘Kujtime e Përjetime’, të hiqet shkrimi që ka të bëjë me z. Zef Morina. Akademik Mark Krasniqi dhe ing. Zef Morina u pajtuan që t’i tërheqin të gjitha akuzat e pabaza ndaj njëri-tjetrit”, është thënë në një njoftim për media nga Gjokë Geci.

Më Shumë

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Kosova vazhdon të ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar progres historik në ranglistën botërore të FIFA-s, duke arritur pozitën e 78-të, që është rekordi më i lartë deri...

Lajmet e Fundit