2.7 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Limaj: Pse nuk po hetohen masakrat ndaj shqiptarëve?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherit lideri i partisë Nisma, Fatmir Limaj ka reaguar për masakrën e Burgut të Dubravës të ndodhur 16 vjet më parë. Limaj në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se mos gjetja e përgjegjësve që kanë kryer këtë krim, tregon më së mira se çfarë drejtësia ka Kosova. Limaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye që kjo të mos behën, duke treguar edhe fakte për këtë.

Ky është shkrimi i plotë i Limajt në Facebook:

Duke kujtuar sot ata qindra njerëz që u ekzekutuan dhe u masakruan në burgun e Dubravës 16 vite më parë. Edhe sot e asaj dite jo vetëm që askush nuk është përgjigjur për këto krime por as hetim për këtë masakër nga organet e drejtësisë nuk është bërë ndonjëherë.
Nuk ka shembull më konkret e më të turpshem për të treguar se sa indiferente ka qenë drejtësia në vendin tonë kur ka qenë fjala për t’i sjell para drejtësisë përgjegjësit që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve.

Të gjithë ata që mundohen të arsyetohen se për mungesë të fakteve është vështirë të zbardhet e vërteta, masakra në burgun e Dubravës i demanton sepse është rasti më i lehtë dhe krejt i qartë se kush janë përgjegjësit e kësaj masakre.

Po i përmendi veç dy fakte, e para, fatmirësisht janë me dhjetra dëshmitar të gjallë që i kanë mbijetuar kësaj masakre dhe ata deri në detaje përshkruajnë tmerret që kanë perjetuar. E dyta, Dubrava ka qenë burg që është administruar nga qeveria e Serbisë, ai burg ka pasur drejtor e gardian të emëruar e të punësuar nga qeveria serbe me emër e mbiemër që sipas ligjeve serbe kanë përgjegjësinë për jetën e të gjithë të burgosurve.

Shtrohet pyetja, pse nuk është hetuar kjo masakër dhe masakrat tjera që ka bërë shteti serb mbi popullatën shqiptare? Ky rast tregon më së miri se në vendin tonë që 16 vite kemi drejtësi të politizuar dhe selektive.

Më Shumë

Fahrije Hoti thërret konferencë për media, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Korporata Bujqësore “KRUSHA” bashkë me Fahrije Hotin të martën do të mbajnë konferencë për media. Kjo pasi sipas tyre, ata do të demantojnë shpifjet e...

Gratë e UÇK-së në qendër të ekspozitës në Prizren

Për të nderuar kujtimin për gratë që kontribuuan për lirinë e Kosovës, në ndërtesën e Komunës së Prizrenit është hapur ekspozita “Gratë në rrugën...

Lajmet e Fundit