Pro Speciales pritet të votojnë 85 deputetë

Kuvendi i Kosovës të premten e ardhshme do t’i votojë amendamentet kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale. Po ashtu, ka gjasa që në këtë seancë, para deputetëve të dalë edhe Projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencialë në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale. Kjo është bërë e ditur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Në ditën që kryesia e Kuvendit vendosi që javën e ardhshme të votohet Specialja, partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-LDK, kanë thënë se e mbështesin formimin e kësaj Gjykate, pasi sipas tyre, Kosova nuk ka përse të frikësohet nga drejtësia.

Ata po ashtu kanë thënë se më shumë dëme do të sillte refuzimi i institucioneve të Kosovës për ta formuar këtë Gjykatë sesa vetë themelimi i saj. Në anën tjetër partitë opozitare edhe njëherë kanë shprehur qëndrimet e tyre kundër formimit të “Speciales”, duke thënë se kjo është një padrejtësi dhe një dëm i madh për Kosovën./Zëri/

Më Shumë

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit