I shqetëson Projektligji për Përgjimet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të kenë shqetësime për Projektligjin për Përgjimet, i cili ka kaluar në lexim të parë, sidomos për shkak të dyshimeve se mund të ndodhin keqpërdorime me rastin e përgjimeve të qytetarëve.

Në anën tjetër, zyrtarë qeveritarë thonë se Projektligji në parim është mbështetur nga të gjitha subjektet parlamentare, pasi që respekton të drejtat e njeriut.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka thënë për “Zërin” se ky projektligj është ndërtuar mbi parime që respektojnë të drejtat e njeriut dhe mundësohet parandalimi i mundësive për keqpërdorimeve.

“Projektligji për Përgjimin e telekomunikimeve është ndërtuar mbi 3 parime, të cilat janë tri shtylla të vetë sistemit të përgjimit: Nuk do të ketë përgjim pa një vendim të gjykatës, respektimi i të drejtave të njeriut, privatësisë dhe burimeve të gazetarëve, si dhe vendosja e shtresave të mjaftueshme të kontrollit dhe llogaridhënies për të parandaluar çfarëdo mundësie të keqpërdorimit”, ka vlerësuar Ilazi. /Zëri/

Më Shumë

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit