5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shkëmbim Cikaqi: Besian Shala i PDK-së vullnetarisht kërkoi të aderojë në LDK

Zëdhënësi i LDK-së në Prizren Shkëmbim Cikaqi nuk ndjehet i zhgënjyer që anëtari i RDK-së, Besian Shala nuk aderoi sot në subjektin e tij politik. Ai tregon se Shala vetë kishte kërkuar që të vijë në LDK.

“Kalimin në LDK Besian Shala e ka kërkuar vetë pa insistimin e anëtarëve tanë”, tregon Cikaqi për “PrizrenPress”.

Ai beson se Shala është detyruar të tërhiqet nga aderimi në LDK, pasi që është kërcënuar nga PDK-ja.

“Besiani deri në ora 23:00 ka qenë në kontakt me kryetarin e Forumit Rinor të LDK-së Kreshnik Kokollarin edhe të gjitha kushtet që ai të kalojë në radhët tona ishin gati”.

Por, ai tregon se gjërat ndryshuan sot.

“Sot paradite na vjen një sms ku thotë se Besianin mos e pritni se ai është në takim me Kujtim Shalen edhe Kadri Veselin”.

“Ai është kërcënuar ose është joshur”.

Cikaqi tregon se Besian Shala ka qenë në bisedime qysh në kohën kur FR i LK-së ka qenë në garë zgjedhore. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Suhareka përkujton dëshmorët dhe martirët e Greikocit dhe Vraniçit

Kryetari i Suhareka, Bali Muharremaj, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Greikoc dhe Vraniç, duke vlerësuar lart sakrificën e tyre për lirinë e...

Lajmet e Fundit