Nait Hasani me dy deputetë tjerë iu rikthehen konvikteve (Foto)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës iu rikthyen përsëri konvikteve universitare por kësaj radhe për t’i parë nga afër kushtet e tyre.

Kryetari i komisionit parlamentar për arsim, shkencë e teknologji, Nait Hasani, i shoqëruar nga deputeti i VV-së, Ismail Kurteshi dhe ai i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, vizituan qendrën e studentëve në Prishtinë.

Fillimisht takuan drejtuesit e kësaj qendre dhe dëgjuan për hallet që kanë, njofton Klan Kosova.

Deputetët më pastaj panë nga afër kushtet e studentëve nëpër konvikte. Studentët nuk patën ankesa me kushtet në këtë qendër.

Por, pavarësisht kushteve jo të këqija, drejtori i qendrës Fatmir Sfishta, ndryshe nga studentët, pati kërkesa për deputetët.

Ai kërkoi ndërtimin e konviktit numër 8 dhe rritje të buxhetit.

Deputetet ne konvikt

Më Shumë

`Prizren Fest` përfaqëson Kosovën në EFA

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur `Prizren Fest` po vazhdon të përfaqësojë me krenari Prizrenin dhe Kosovën në rrjetin prestigjioz evropian EFA...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit