6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Kosova organizon sot konferencën globale ndërfetare

Nga sot deri me 30 maj, Kosova do të organizojë konferencën e 4-të ndërkombëtare ndërfetare në të cilën do të nxirren në pah roli, përvoja dhe kontributi i Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në debatin global mbi promovimin e dialogut ndërfetar dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Konferenca e sivjetme e nivelit të lartë do të përfshijë prezantimet dhe fjalimet kryesore nga liderë botërorë fetarë, ministra dhe zyrtarë të lartë qeveritarë, ndërmarrës, përfaqësues ndërkombëtarë, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile me synim që të lëvizet nga debati publik drejt krijimit të mjeteve që do t’u shërbejnë brezave të rinj të aktivistëve socialë.

Në mesin e më shumë se 200 pjesëmarrësve në konferencë do të ketë edhe delegatë të rinj të cilët do të udhëtojnë nga vende të largëta si Afganistani, shtete të Amerikës e Jugut dhe Nigerisë për të shkëmbyer ide për mënyrat e luftimit të ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes në internet.

Kjo konferencë, e cila fillon të enjten, më 28 maj, dhe mbaron më 30 maj, do t’i bashkojë të rinjtë nga Kosova, Ballkani dhe komuniteti global për t’u takuar me krerë fetarë, diplomatë, juristë, gazetarë, udhëheqës të OJQ-ve, akademikë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Konferenca fillon sot 28 maj, me fillim në orën 17:00, në hotelin “Swiss Diamond”.

Më Shumë

Junior 06 dominon finalen e parë U16, shkatërron Vëllaznimin në Prizren

Në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren është zhvilluar finalja e parë e Play Off-it për kategorinë U16 në konkurrencën e vajzave (Perëndim), ku...

Vajzat e Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës shpallen kampione republikane

Ekipi i vajzave të Gjimnazit “Jeta e Re” të Suharekës është shpallur kampion republikan në volejboll, në kuadër të gjimnaziadës “Peja 2026”, duke arritur...

Lajmet e Fundit