Azem Syla viziton Demaçin në spital

Veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i shtrirë për mjekim në Qendrën Klinike Universitare, është vizituar nga deputeti i PDK-së, ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla. Nga fotot shihet se Demaçi e Syla ndajnë një miqësi të fortë mes tyre.

Këto foto janë postuar në rrjetin social Facebook, nga miku, bashkëveprimtari dhe bashkëluftëtari i deputetit Syla, Hamzë Morina.

Ky i fundit në komentin bashkangjitur fotografive të postuara ka shkruar: “Dy personalitetet më të ndritura të kohës sonë të çështjes kombëtare, ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së Azem Rizah Syla në vizitë në QKUK simbolit te rezistencës z. ADEM Demaçit”. /lajmi.net/

Më Shumë

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit