Veturat e Komunës së Prizrenit, në bregdetet e Shqipërisë

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja nuk po i respektohet vendimi për moskeqpërdorimin e veturave zyrtare nga drejtorët dhe punonjësit e tjerë të tij.

Veturat zyrtare të Komunës së Prizrenit janë parë edhe në bregdetet e Shqipërisë.

Kuvendari i VV-së, Artan Abrashi thotë se ka informacione se veturat e Komunës së Prizrenit po përdorën për të shkuar në bradetin shqiptar.

“ Me kanë informuar se në bregdetin e Shqipërisë gjatë vikendeve i kanë parë të parkuara veturat zyrtare të Komunës së Prizrenit”, thotë Abrashi.Ai në seancën e fundit ka pytur kryetarin e Prizrenit, Ramadan Mujën sa a është në dijeni për keqpërdorimin e veturave të Komunës.

“Unë kam ngritur këtë çështje”, tregon Abrashi.

Ramadan Muja në fillim të mandatit të tretë ka marrë vendim që të mos shfrytëzohen veturat zyrtare nga drejtorët për punë personale dhe për ardhjen në punë. Ndërkaq, ky vendim ka mbetur vetëm në letër. Drejtorët e Ekzekutivit të Prizrenit, vazhdojnë t’i përdorin veturat zyrtare.

Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë ndërkaq se vendim i kryetarit Ramadan Muja për mosshfrytëzim të veturave për shkuarjen e drejtorëve në punë-shtëpi ende është në fuqi.

“Veturat përdorën vetëm për udhëtime zyrtare.Nuk është e vërtet se veturat po keqpërdoren për vikende”, thotë Berisha. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit