Gjykata bëhet, ne ose Rusia!

Gjykata Speciale do të bëhet, deshën apo jo ligjvënësit kosovarë. Kështu kanë paralajmëruar ndërkombëtarët, me procedurat e paralajmëruara, në rast të moskalimit në Kuvendin e Kosovës, ajo pritet të themelohet nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku ndikimi rus pritet të përfshihet në proces.

Ligjvënësit kosovarë nuk kanë treguar gatishmëri për themelimin e saj, përkundër kërkesës së vazhdueshme të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Madje vetëm dy ditë pasi EULEX-i dënoi “Grupin e Drenicës” me 65 vjet burg, koalicioni me shumicë votash ka shtyrë për afat të pacaktuar votimin e amendamenteve kushtetuese, që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të merret me krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Analistët thonë se Kosova nuk mund t’i ikë kësaj përgjegjësie, derisa zyrtarë të partive politike të krahut të luftës, janë kategorikisht kundër../zeri/

Më Shumë

RrOK kritikon Komunën e Prizrenit për subvencionet kulturore për vitin 2026

Rrjeti i Organizatave të Kulturës (RrOK) ka reaguar në Facebook, duke shprehur shqetësim të thellë ndaj Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

Numërohen mbi 96% të votave në Suharekë, po prin VV-ja

Po shkon drejt fundit numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Tani kur janë numëruar mbi 96% të votave në Suharekë, po prinë Vetëvendosje...

Lajmet e Fundit