Vajza denoncon nënën: Më dhunon pse dua të shkoj në shkollë

Ka mjaftuar një denoncim që policia të marrë në mbrojtje një vajzë 10-vjeçare.

10-vjeçarja me inicialet G.T., banuese në qytetin e Korçës, sipas burimeve zyrtare të policisë rajonale, është marrë në mbrojtje, “pasi e ëma e saj, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë psikologjike ndaj saj”.

“Dje (të dielën) është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur, e cila u mor në mbrojtje nga policia, pasi nëna e saj me inicialet Sh.T., 39 vjeçe, në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj”, saktësuan burimet.

Policia ka sqaruar se vajza i përket komunitetit rom dhe mamaja e saj, Shpresa Trimi, 39 vjeç, e dhunonte vajzën pasi kjo e fundit kishte dëshirë të shkonte në shkollë.

Megjithatë Shpresa tha për mediat se nuk është e vërtetë që nuk e ka lejuar vajzën të shkojë në shkollë.

Ajo tha se vajza dilte rrugëve dhe kthehej shumë vonë.

“Unë nuk do e lë vajzën time të lypë”, tha Shpresa, duke shtuar se nuk e ka dhunuar ndonjëherë të bijën. /Mapo/

Më Shumë

Incident afër mesnatës në Prizren – 15-vjeçarja pështyn dhe godet me shqelm zyrtarin policor

Një 15-vjeçare është dërguar për 24 orë në mbajtje pasi dyshohet për sulm ndaj një zyrtari policor në Prizren. E dyshuara është arrestuar pak para...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit