9.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Haxhi Avdyli paralajmëron PDK-në në Prizren

Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli e ka paralajmëruar Partinë Demokratike në Prizren. Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dega e LDK-së që ai po e udhëheq po e përgatit platformën për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

PO PUNOJMË PËR PLATFORMËN E ZGJEDHJEVE TË JASHTËZAKONSHME

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, pas kuvendit të VIII zgjedhor të partisë, fuqishëm iu është kthyer aktiviteteve bashkë renduese në strukturat e saj.

Angazhimet konsolidues në strukturën e Degës, si në forumin e rinisë ashtu edhe në atë të gruas, kemi pas fatin e mirë që ato ti përmbyllim me kohë nga të cilat kanë sjell edhe freski në kuadro të rinj, si një potencial i cili premton rezultate.

Këto ekipe dhe gjithë struktura partiake në terën, jemi të koncentruar në para përgatitjen e një platforme fituese për zgjedhjet e jashtë zakonshme të cilat po i vijnë Prizrenit.

Platforma jonë, e pas 9 qershorit 2015 do të jetë ndryshe nga ajo e kësaj garniture politike e cila, përveç se vodhi zgjedhjet, nuk u ndal së vjedhuri parat dhe pasurinë publike të qytetarëve të komunës sonë.

Të nderuar bashkë qytetar të Prizrenit,

Lidershipi i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, me përgjegjësinë e fjalës publike, ju siguron se, ne jemi unik në zbatimin e vullnetit pritës nga ana Juaj.

Ne, si kurse edhe Ju, jemi të lodhur nga ky pushtet i instaluar në Prizren, i cili ashtu siç edhi në krye të qeverisë lokale, në të njëjtën mënyrë po aq turpshëm po ikën nga qeverisja me komunën e Prizrenit.

Të së bashku, po punojmë që të gjejmë një alternativë të pranueshme për qytetarët, kjo alternativë do të ketë një emërues të përbashkët, një kryetar komune për qytetarët e Prizrenit, i cili një herë e përgjithmonë do ta dërgojë PDK-në në opozitë kurse vasalët e saj në vuajtje të dënimit.

Me nderime,

Dr. Haxhi Avdyli, kryetar

Më Shumë

Policia në Prizren gjobit motoristët kundërvajtës, sekuestrohen disa motoçikleta

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 2 dhe 3 maj 2024 patrullat policore të policisë në kuadër të Njësisë Rajonale...

Ylli shpallet kampion i Ligës U14 te meshkujt

Golden Eagle Ylli është shpallur kampion i Ligës U14 te meshkujt. Në finale ka mundur Grapeland me rezultat 77:60 dhe në edicionin e ardhshëm do...

Lajmet e Fundit