Netflix do të prodhojë një film me Brad Pittin

Netflix, një nga shërbimet më të mëdha të videotransmetimit në botë, ka marrë të drejtat e komedisë satirike “War Machine”, me protagonist Brad Pitt.

Filmi është bazuar mbi librin e Michael Hastings, “The Operators: The Wild and Terrifying Inside Story of America’s War in Afghanistan”.

Hastings, shkrimtar dhe gazetar, në vitin 2010 zbuloi një skandal që çoi në dorëheqjen e gjeneralit McChrystal, në atë kohë komandant i trupave të NATO-s në Afganistan, për komentet mbi Barack Obamën. Vetë gazetari vdiq në një aksident me makinë më 2013-n, kur ishte vetëm 33 vjeç.

“Jam i lumtur që marr pjesë në këtë projekt të Netflix, për prodhime kaq inovative dhe për t’ia transmetuar publikut të madh”, ka thënë Brad Pitt.

Filmi i prodhuar nga Netflix do të drejtohet nga regjisori australian David Michod. Xhirimet do të nisin në gusht dhe filmi duhet të dalë në vitin 2016.

Më Shumë

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit