Dy arrestime në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Suharekë.

Një punëtor i një ndërmarrje është arrestuar pasi dyshohet se ka penguar asistentin e përmbaruesit privat i cili sipas autorizimit ishte përfaqësues në lëndën kundër ndërmarrjes së cekur lidhur me një borxh që kjo ndërmarrje i kishte ndërmarrjes tjetër. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.

Ndërsa, personi tjetër është arrestuar në fshatin Samadraxhë të Suharekës, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Bashkimi kërkon reagimin në Prizren, Trepça një fitore larg titullit

Bashkimi dhe Trepça përballen sonte në finalen e katërt të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një duel që mund të përcaktojë kampionin e Kosovës...

Lajmet e Fundit