William Walker kundër Gjykatës Speciale

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker është kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Walker ka thënë se është shpenzuar shumë deri tani në këtë drejtim dhe nuk ekziston nevoja që të pritet edhe disa vite derisa të fillojë punën ajo.

Madje, Walker thotë se qytetarët e Kosovës bashkë me liderët duhet të vendosin dhe t’u thonë ndërkombëtarëve mjaft.

“Duhet të filloni të vendosni vet. T’ju thoni ndërkombëtarëve: ‘mjaft na treguat ju çfarë të bëjmë’”, ka thënë ai.

“Çfarë na duhet edhe një Gjykatë që i duhen edhe disa vjet deri të fillojë punën. Nuk e kuptoj nevojën për themelimin saj”, ka thënë Walker./RTV21/

Më Shumë

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Kandidat për deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Nait Hasani, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Prizren, Shaqir Totaj, i cili pak para publikimit...

Lajmet e Fundit