3 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Mustafa: Gjykata Speciale zhvillon vendin

Rrustem Mustafa Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar në Facebook dhe ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale do t’i hapë rrugë zhvillimit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë do të merret me dyshime për kohën e luftës, por punën e madhe do ta kryejë për kohën e pasluftës.

Sipas tij, dyshimet për kohën e luftës do të mbyllen shpejt, ndërsa, fokusi do të jetë te veprat kriminale ekonomike të pasluftës.

Shkrimi i plotë i Rrustem Mustafës:

Gjykata hapë rrugën për zhvillim të vendit

Ka zëra të shumtë që thonë: “Gjykata Speciale do ta pastronte luftën e UÇK-së”. Asgjë të vërtetë nuk ka me këtë konstatim nga se UÇK ka qenë është dhe do mbetet e pastër. Gjykata nuk kushtëzohet me asnjë paqartësi, UÇK ka hapur rrugën për liri dhe perspektivë, ka fituar përkrahjen NATO-së dhe gjithë vendeve të qytetëruara botërore në rrugën e LIRISË. Tani mbetet të zhvillojmë, lirinë dhe edukimin në hapësirat ku jetojmë bashkë me aleatët tanë…

Gjykata Speciale do të funksionalizohet me synimin se do ndihmojë në vendosjen e rendit, ligjit në vend duke ndihmuar zhvillimin dhe lirinë duke sjellë vendime të drejta dhe të besueshme për tema të hapura apo dyshime mbi kohen e luftës, apo pas luftës…

Të gjitha dyshimet mbi kohët e luftës do mbyllen shpejt dhe mbarê.. Më shumë gjykata do ketë punë me vepra të dobëta kriminale, dhe ato që lidhen me krime ekonomike qe kanë ndal zhvillimin ekonomik dhe politik të vendit…

Unë besoj në rrugën që kemi para nesh, se do ta rritim lirinë dhe do të dalim faqebardhë.

Më Shumë

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kompleksi afarist-banesor 'Newco Elan' , po e ndryshon përvojën e banimit në Prizren. Ky kompleks ofron banesa me cilësi të lartë të banimit, duke ju...

Viti i humbur dhe “epopeja” mashtruese e A.K

Arben Veselaj Kosovën e zunë sërish ethet e fushatës zgjedhore këtë fundvit, kapluar nga mjegullat dhe rrethuar nga të panjohurat. Edhe kësaj here, si prej...

Lajmet e Fundit