4.6 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Limaj: Gjykata Speciale të shkojë në OKB

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka përsëritur se duhet gjetur një zgjidhje për themelimin e Gjykatës Speciale që nuk e prek sovranitetin e Kosovës.

“Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë”, ka shkruar Limaj, në një reagim në Facebook.

Lexojeni të plotë reagimin

Prekja dhe kufizimi i sovranitetit e kthen Kosovën 16 vite mbrapa në protektorat, dhe ju që po negocioni për këtë çështje duke mos pasur mandat dhe legjitimitet për një gjë të tillë, e dini mirë çfarë dëmi mund t’i shkaktohet konsolidimit tonë shtetëror.

Ju ftoj që të ktheheni në mandatin që ua jep Kushtetuta dhe obligimet që dalin nga kompetencat e juaja shtetërore.

Ndërpritni këto negociata dhe të gjithë miqve tanë tu thuhet: Po, ne jemi të hapur për të gjetur rrugë dhe opsion kredibil për adresimin e të gjitha dyshimeve të dala në raport, por pa prekur sovranitetin e shtetit tonë.

Nëse nuk ka mirëkuptim atëherë kjo çështje le të shkoj edhe në OKB, me mesazhin e qartë, se ne nuk votojmë kufizimin e sovranitetit të vendit tonë.

Duke mos dashur që këtu të flas se a mundet apo jo OKB-ja të krijoj një gjykatë të tillë, por hajt të themi se edhe mund ta formoj.

Por atë le ta bëj për të gjitha krimet e supozuara që janë bërë gjatë luftës në Kosovë, dhe në asnjë mënyrë krijimi i kësaj Gjykate të ketë njëanshmëri, por të ketë gjithëpërfshirje.

F. LIMAJ

Më Shumë

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit