Ndërtimet e reja rrezikojnë të vjetrën në Prizren

Ruajtja e trashëgimisë kulturore po del një sfidë e papërballueshme për shumë qytete të Ballkanit, të cilat po përballen me valë ndërtimesh të reja. Një prej qyteteve të goditura është edhe Prizreni. Për këtë arsye përfaqësues institucionalë dhe të shoqërisë civile nga vende të ndryshme po bashkohen në iniciativa të përbashkëta për përballimin e sfidave të këtyre kohëve moderne. Kjo iniciativë ka bashkuar edhe artistët e aktivistët nga iniciativat qytetare në mbrojtje të qyteteve.

Violeta Simjanovska nga Shkupi, Sadi Petrela nga Gjrokastra e të tjerë sollën shembuj të aktivizimit për të shpëtuar këto qendra ku kujdesi institucional ishte minimal.

Elmedina Baxhaku, nga OJQ “EC Ma Ndryshe” shprehet se raporti mbi potencialin e aktivizimit kulturor dhe urban në Prizren, nxjerr në pah ndikimet negative të degradimit të ambientit urban, venitjen e dashurisë ndaj të mirës së qytetit dhe mos-prioritizimit e kulturës në politikat lokale si elemente të rënies së potencialit të aktivizimit kulturor në Prizren. /Kosova Sot/

Më Shumë

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Lajmet e Fundit