Sherifi, Grabovcit: A t’kanë shkarkuar nga “shefi i shefave”?!

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka ironizuar me shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit për draft-ligjin për Gjykatën Speciale.

“Adem Grabovci paska deklaruar: ‘Posa të marrim draft ligjin nga Qeveria e Kosovës, do të diskutojmë me deputetët çështjen e votimit’.

Nisur nga kjo po del se Ademi ende nuk e paska marrë nga Qeveria draft-ligjin për Gjykatën Speciale. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë po i bie që Ademi qenka shkarkuar nga pozita e lartë ‘shef i shefave’.

Nëse Ademi ende e mban këtë pozitë, i bie që ai e ka marrë draft-ligjin nga Qeveria. Athu kush e din cila nga këto dyja është e vërtetë?”, ka shkruar Sherifi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Më Shumë

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit