Haradinaj: Me Kosovën po udhëheqin flliqanat, sllovenët dashuri për Serbinë (Video)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka rrëfyer ekskluzivisht për Radio Televizionin Dukagjini, gjithë ngjarjen gjatë ditës së sotme për ndalimin e tij në Slloveni. Ai është shprehur i indinjuar me autoritetet sllovene për këtë veprim.

“Duket në njëfarë mënyre se nostalgjia për Jugosllavinë s’i ka lëshuar ende sllovenët dhe hetohet se dashuria për Beogradin ende ekziston”, ka thënë Haradinaj.

“Sllovenia, në rast se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën, kur na i respektojmë atëherë duhet të na respektojnë edhe ata neve. Por nuk mund të ketë respekt të një anshëm. Nuk do ta kenë as miqësinë e as respektin që e kam pas deri tash për ta. E kanë tepruar duke u sjell kështu ndaj autoriteteve të Kosovës. Nëse këtyre ju ka mbet marak Serbia, Jugosllavia apo Crna Gora duhet ta dinë se shqiptarët janë dikushi dhe nuk mund të tallet as Sllovenia askush me ta më. Veprimi i tyre nuk do të kalon i tillë pasi kanë bërë veprim jo të duhur jo të mirë”

Haradinaj është shprehur i zhgënjyer edhe me qeverinë aktuale të Kosovës. Madje ata i quajti flliqana

“Nuk ka Kosovë. Janë do flliqana që udhëheqin me Kosovën. Kosova ka popull dhe nuk është mirë me lujt askush me të”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se është i habitur me këtë veprime të Sllovenisë.

“Jam i lirë por nuk kam të drejtë të largohem nga Sllovenia. Është një sjellje e pakuptueshme e tyre sepse ai flet arrest është anuluar nga të gjitha vendet tjera. Është me habi se si Sllovenia sillet në këtë mënyrë dhe unë këtë veprim e marr si një ofendim personal karshi meje dhe asaj që përfaqësoi”, ka thënë Haradinaj. /TV Dukagjini/

https://youtu.be/ZORAaHp6Op8

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Në Prizren përmbyllet edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”

Në Prizren është përmbyllur edicioni i tretë i “Akademisë së Juristëve të Rinj”, i mbajtur nga 14 deri më 17 maj, program që mblodhi...

Lajmet e Fundit