Shtyhet interpelanca e Thaçit, shkak ndalesa e Haradinajt

(I plotësuar) Eshtë shtyrë interpelanca e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kjo për shkak të ndalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Tribuna, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Pas situatës së krijuar më arrestimin e Haradinajt nga shteti slloven, nuk do të mbahet interpelanca me ministrinë e Punëve të Jashtme”, ka thënë Lekaj

Thaçi sot në interpelancë për demarkacionin me Malin e Zi

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën pritet të mbahet një interpelancë me ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi lidhur me procesin e demarkacionit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Poashtu, gjatë seancës do të shqyrtohen një varg projektligjesh dhe raportesh.

Seanca fillon në orën 10:00

Më Shumë

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit