Kristjana “Saxobeat”, adoleshentja e klipeve “hot”

Kristjana “Saxobeat”, adoleshentja e klipeve “hot” Ajo është vajza fenomen e momentit. Edhe pse vetëm 17 vjeç, të gjithë këngëtarët e njohur e kërkojnë për të kërcyar në klipet e tyre.

Sabiani, Noizy, NRG Band, Stresi, Ledri Vula… Të gjithë duan Kristjana Saxobeat, siç e njohin me emrin e artit. Adoleshentja ka jetuar në Greqi për shumë vite, ndërsa s’ka pak që Tirana është bërë vendqëndrimi i saj, së bashku me të ëmën.

Që e vogël, pasioni i padiskutueshëm ishte kërcimi. Mjaftonte të ndizej muzika dhe Kristjana pushtonte skenën. Ritmet e muzikës “hip hop” duket se janë të preferuarat e balerinës.

Së fundmi, vajza ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve, për shkak të disa fotove provokuese që po bëjnë xhiro në rrjetet sociale.

Ka mjaftuar një set artistik fotosh për ta vënë Kristjanën në qendër të vëmedjes. Gazetat shkruajnë se vajza bën foto nudo, me miratimin e mamasë, duke u bërë lajmi i parë i faqeve rozë.

Një fakt i tillë është mohuar nga kjo e fundit, e cila pretendon se lajmi është transformuar. Art, foto provokuese, ekzagjerim? Emërtimi pak rëndësi ka, fakt është se lajmi për 17-vjeçaren e guximshme është bërë lajm tepër i përhapur./ Top Channel

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit