4.8 C
Prizren
E diel, 10 Nëntor, 2024

Nervozohet me drejtorët e tij, sulmon Gjakovën

I pari i Prizrenit, Ramadan Muja, është nervozuar me vartësit e tij, konkretisht me drejtorët komunalë, për arsye se Komuna që e drejton ai nuk ka mundur të fitojë sivjet asnjë donacion nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) në vlerë rreth 60 mijë euro.

Hidhërimi i kryetarit Muja është bërë edhe më i madh kur ka kujtuar se çmimin e parë e kishte fituar një komunë si Gjakova, për të cilën ka thënë se “po shkon në degradim”.

Ramadan Muja, i cili para se të merrte postin e kryetarit të Prizrenit, për një kohë bukur të gjatë ka punuar në Gjakovë si ligjërues i historisë në Shkollën e Lartë, nuk ka dhënë sqarime rreth vlerësimit të tij për Komunën e Gjakovës.

Po ashtu, në qortimin që bëri para drejtorëve, Muja ndër të tjera tha se çuditet se si dikush “nuk po e ka gajle që po merr pagën pa meritë”. As këtu ai nuk dha sqarime, as nuk përmendi ndonjë emër.

Nervozizmin ndaj anëtarëve të kabinetit të tij, kryetari prizrenas e ka shfaqur në mbledhjen e ekzekutivit, ku fillimisht ka njoftuar se kësaj radhe ishte kthyer me duar bosh nga një ceremoni e AKK-së, në të cilën u janë ndarë donacione shpërblyese komunave për praktikat e mira në fushën e shërbimeve publike, të cilat i sponsorizon organizata gjermane “GIZ”.

“Më ka ardhur rëndë që Prizreni nuk mori asnjë çmim, ndërsa Komuna e Gjakovës, që po shkon në degradim fitoi. Po ashtu, vendin e dytë e fitoi Ferizaj e të tretin Gjilani”, ka thënë Muja para të pranishmëve në mbledhjen e rregullt, që mbahet çdo dy javë, të Këshillit të Drejtorëve.

Ai më tej tha se Prizreni ka investuar shumë, sidomos ka bërë një punë mjaft të mirë në shtrirjen e ndriçimit publik në 74 fshatra. Por, megjithëkëtë, sipas tij, drejtorët e drejtorive fare nuk ishin lodhur të konkurronin në projektet e AKK-së.

“Për dallim nga herët tjera kur jam kthyer me çmime nën sqetull, kësaj radhe jam kthyer bosh. Kur më pa se nuk më erdhi mirë për këtë, kryetari i AKK-së Naim Ismajli më tha të mos shqetësohem pasi asnjë drejtor i Prizrenit nuk ka konkurruar në asnjë fushë”, ka thënë Muja teksa ka sqaruar se Ismaili i kishte thënë se Prizreni do të ishte fitues sikur të kishte konkurruar në fushën e pastërtisë së qytetit./Zëri/

Më Shumë

Kryetari i Suharekës apelon për mbajtjen e pastërtisë në qytet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për mjedisin e pastër, duke shmangur hedhjen e mbeturinave...

Vaki kosovare, dy lojtarët e Lirisë shtyhen cili ta fut topin në rrjetë (Video)

Një moment qesharak është shënuar në fitoren e Lirisë ndaj Trepçës ’89, në kuadër të Ligës së Parë. Ishte momenti i golit të dytë të...

Bota e Donald Trump

Lajmet e Fundit