Prizren, nën kërcënim të thikës ia grabisin telefonin

Një grabitje me thikë ka ndodhur në orët e mbrëmjes se djeshme në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha thotë se nën kërcënimin e thikës një personit i është grabitur një telefon me vlerë 750 euro.

“Rreth orës 22:15 një i ri ka raportuar rastin në polici për shkak se i njëjti përderisa kishte qenë në një lokal në Sheshin “Shatërvan” ishte thirr nga i dyshuari N. D. kinse për të biseduar me te dhe pasi e kishte futur në një qorrsokak e kishte nxjerr një thikë me të cilën e kishte kanosur viktimën me qellim që t’i a grabis telefonin “Aifon 6” në vlerë 750 euro”, thotë Berisha.

Pas raportimit të rastit, Policia e Prizrenit e ka identifikuar të dyshuarin të cilin e kanë kërkuar në shtëpinë e tij.

“I dyshuari me t’a parë policinë kishte ikur në drejtim të panjohur ndërsa prindërit e të dyshuarit kanë qenë bashkëpunues me policinë dhe kanë arritur që telefonin e grabitur t’ a kthejnë në stacion i cili i është dorëzuar viktimës”, thotë Berisha.

Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshja për dislokimin e rezervuarit në Kalanë e Prizrenit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Ekonomisë dhe Hidroregjioni Jugor kanë nënshkruar një marrëveshje tripalëshe për realizimin e projektit kapital “Dislokimi i rezervuarit...

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Lajmet e Fundit