Limaj: Qeveria e ka shkelur sot Kushtetutën

Deputeti Fatmir Limaj ka thënë se Qeveria e Kosovës sot e ka shkelur Kushtetutën e Kosovës

Në intervistë në RTK Limaj ka thënë se me dërgimin e amendamenteve në Kuvend nga ana e Qeverisë e kanë shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën e vendit.

Themelimi i gjykatës sipas Limajt është rrënim i një sistemi shtetëror dhe ndërtim i një sistemi paralel.

Limaj për Specialen: Do të zhgënjehen ata që mendojnë ndryshe nga unë

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në emisionin Debat në RTK ka thënë se janë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, sepse sipas tij ajo prek sovranitetin e vendit.

Ish-komandanti i UÇK-së që nga Gjykata e Hagës ishte akuzuar për krime lufte dhe ishte shpallur i pafajshëm, tha se duhet të gjykohen individët që kanë kryer krime të mundshme gjatë luftës, por që ajo mos të jetë selektive.

Limaj është i bindur se të gjithë ata që sot mendojnë ndryshe nga ai sa i përket Gjykatës Speciale, dikur do të zhgënjehen.

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Lajmet e Fundit