14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Voton Nishani: Sot të gjithë kemi të njëjtën fuqi

Presidenti Bujar Nishani ka votuar i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Odeta, në qendrën e votimit të ngritur në shkollën “Andon Z. Çajupi”, në Tiranë. Z. Nishani bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje në këto votime, “sepse të gjithë qytetarët sot kanë të njëjtën fuqi, atë të votës”.

“Sot kemi liri reale, ta shfrytëzojmë në mënyrën më të drejtë këtë liri që kemi sot. Bazuar në eksperiencën time personale dua që sot të çoj mesazh mirënjohje anëembanë vendit, të gjithë komisonerëve dhe numëruesve. Ata sot janë gjykatësit, qeveritarët, menaxherët, e vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Puna e tyre është një përgjegjësi e madhe dhe një kontribut real për vendin dhe për demokracinë e vendit. Mesazhi i sotëm ka të bëjë me pjesëmarrjen, pjesëmarrjen masive, sepse sot të gjithë qytetarët që nga presidenti i vendit dhe gjithë qytetarët e tjerë të këtij vendi kanë të njëjtën fuqi, përveç votës së tyre. I siguroj që vota është e fshetë, e lirë, askush nuk do t’i kontrollojë se si do të votojnë, ata do të votojn për atë që mendojnë se ësht më e mira për jetën e tyre”, deklaroi kreu i shtetit.

Ai i kërkoi krerëve të partive, e sidomos përfaqësuesve të tyre në infrastrukturën zgjedhore që të japin gjithmonë mesazhe pozitive, pasi duhet të quhen konkurrentë dhe jo kundërshtrë.

Ndërsa i pyetur lidhur me incidentet zgjedhore, presidenti tha se do të presë raportet përfundimtarepër zgjedhjet nga institucionet e ngarkuara. /Top Channel/

Më Shumë

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit