14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Zvicra, ‘parajsë’ për paratë e politikanëve

Zvicra, Luksemburgu, Lichtensteini, disa ishuj në Karaibe dhe disa shtete në SHBA, janë shpresat më të mëdha për politikanët e korruptuar që të mbajnë paratë e tyre të fshehura. Sistemi bankar në këto vende krijon lehtësira mbështetur nga një pako ligjesh, për politikanët që s’duan t’u zbulohen informatat.

Kështu bën të ditur Julia Keseru, eksperte për qeveri të hapur me fokus të veçantë, për financa politike dhe korrupsion, menaxhere e Fondacionit “Sunlight”, organizatë kjo amerikane me bazë në Washington, shkruan ‘Zëri’.

Ajo ka qëndruar për disa ditë në Kosovë, për të folur për transparencën, rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për një qeverisje të hapur.

“Zvicra është një ndër shpresat më të mëdha për politikanët për të mbajtur paratë e tyre, sepse atje sistemi bankar është mjaft liberal dhe vërtet ka shumë presione ndaj Zvicrës nga vendet e tjera për të ndaluar këtë praktikë, dhe jo vetëm Zvicra, por edhe Luksemburgu, Lichtensteini, disa ishuj në Karaibe, disa shtete në SHBA, kanë një pako ligjesh jotransparente, prandaj shumë kompani shkojnë dhe regjistrohen atje”, tregon Keseru në një intervistë dhënë gazetës ‘Zëri’.

Më Shumë

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit