“Game of Thrones” zhvendoset për xhirime në Maqedoni

Seriali fantastiko-epik, “Game of Thrones” është shndërruar tashmë në një ndër serialet më të përfolura në botën virtuale pas përfundimit të sezonit të pestë.

Deri më tani seriali është filmuar në një varg vendesh nisur nga Kroacia, Maroku, Irlanda e Veriut e Islanda dhe së fundit për sezonin e gjashtë do të xhirohet në Maqedoni, raporton kështu express.co.uk

Sipas tyre, planifikohet të xhirohet në qytetin e Prilepit, në Ohër afër liqenit, në regjionin qendroro-lindor të Krivlolakut ku janë bazat e mëdha ushtarake të vendit që janë përdorur për ushtrime të trajnimit NATO-s.

“Game of Thrones” është i bazuar në best-sellerin e shkrimtarit George R.R. Martin, i cili bën fjalë përdisa familje mesjetare të cilat luftojnë për të kontrolluar një tokë mitike.

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit