Ramadan Muja nuk respektoi për tre vite vendimin e Gjykatës Supreme (Dokument)

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka respektuar për tri vite rresht vendimin e Gjykatës Supreme, për shfuqizimin e vendimit të Planit Urban Rregullues për lokacionin “Qendra e Re 2”. Aktgjykimi është marr në muajin dhjetor të vitit 2012, pas ankesës që një qytetar, ka bërë kundër vendimit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, i cili në maj të vitit 2011, kishte miratuar Planin Rregullues Urban “Qendra e Re 2”.

Ndërkaq, pas tre vite, Kuvendi Komunal në Prizren, në seancën e fundit, ka marrë vendim për ndryshimin e Planit Rregullues uran “Qendra e Re”.

Drejtoria e për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në vitin 2011, kishte nxjerrë në Kuvendin Komunal shqyrtimin e propozimeve –vendimit për miratimin e Planit rregullus Urban për Lokacionin “Qendra e Re 2” të qytetit të Prizrenit.

Sadik Paçarizi, drejtor i UPH-së ishte arsyetuar se ky plan rregullues urban për lokacionin “Qendra e Re 2”, i ka kryer të gjitha procedurat e nevojshme për miratim.

‘Është një plan rregullativ i cili parasheh një qendër administrative mikse, inkorporimin e shkollave të cilat janë ndërtuar në atë pjesë dhe ndërtimin e një qendre moderne të një tregu modern dhe ndërtimet e larta në këtë pjesë të qytetit”,pat thënë Pacarizi. Plani ishte miratuar nga të gjithë kuvendarët e KK-së.
Inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërkaq dy muaj pas miratimit kanë kërkuar anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal të Prizrenit, për për lokacionin “Qendra e Re 2”.

11717370_10206614875667223_8117069684037506431_o

“Të anulohet (shfuqizohet) vendimi i Asamblesë Komunale të Komunës së Prizrenit të datës 20.5.2011, pika e pestë e rendit të ditës, shqyrtimin e propozim-vendimin për miratimin e Planit Rregullues Urban për lokacionin Qendra e re 2”, qytetit të Prizrenit”, thuhet në vendimin e tre inspektorëve të MMPH-së, kopjen e sëcilës e ka siguruar “PrizrenPress”.

Sipas MMPH-së, drejtori i Urbanizmit në Prizren, në arsyetimin e tij para kuvendarëve ka paraqitur komente dhe një përmbledhje për Planin Rregullues “Qendra e Re 2”, ku mes tjerash thekson se “ky plan i ka kaluar të gjitha procerduarat e nevojshme” dhe përshkruan përmbajtejn e Planit , duke theksuar se “në këtë Plan Rregullues ka hyrë edhe një treg modern”.

“Inspektorati i MMPH-së pas inspektimit të “Qendrës së Re 2” me datën 4.7.2011 në Drejtorinë e Urbanizmit të Komunës së Prizrenit, në prezencën e drejtorit dhe shefes së Urbanizmit vren se draft- plani i hartuar i Planit Rregullues Urban “Qendra e Re 2 nga Kompania “ RafiI” sh.pk. Rahovec me bashkëprojektues nga Kompania “CMA”-Prishtinë, në pjesën e vetë tekstual fare askund nuk përmendet, por as nuk është paraqitur pjesa e Tregut Modern. Kjo pjesë fare nuk ekzistion dhe as që është shtruar në diskutim publik”, thuhet në vendimin e inspektorëve të MMPH-së .

“Në pjesën ku sipas përshkrimit të drejtorit, paramendohet se do të jetë Tregu Modern , në pjesën grafike të Planit është prezantuar pjesa me banim 80 për qind, dhe afarizëm 20 për qind, ku edhe me këtë formë ka kaluar nëpër fazat e rregullta, deri në mbledhjen e asamblesë komunale ku është vënë për miratim”.
“Inspektorati i MMPH-së konstaton se Drejtoria e Urbanizmit gjegjësisht Asambleja Komunale e Komunës së Prizrenit ka bërë shkelje ligjore të Ligjit të Planifikimit Hapësinor dhe shkelje ligjore për ndryshimin e Ligjit për Planifikim hapësinor”.

Vendimi i tre inspektorëve, ndërkaq, është shfuqizuar nga institucioni i tyre. MMPH kërkon që të zbatohet vendimi i Kuvendit Komunal të Prizrenit për lokacionin “Qendra e Re 2””.

“Pas korigjimit të gabimeve teknike dhe saktësimit të tyre nga ana e organit komunal në nënin 2 të vendimit të shfuqizimit në vend të annës së majt të rrugëes Prizren-Zhur është ana e djtahtë e rrugës Prizren-Zhur.Prandaj, konformë nenit 96 të Ligjit për procedurën administrative janë eliminuar shkaqet, të cilat aktin juridik të shfuqizuar e kanë bërë relativist të pavlefshëm “, thuhet në vendimin e MMPH-së.
Kundër këtij vendimi kanë reaguar qytetarët e kësaj lagjeje. I revoltuar me këtë vendim të KK-së dhe të MMPH-së, ka ushtruar padi në organet e drejtësisë.

Gjykata Supreme anulohet vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë për lokacionin “Qendra e Re 2” në Prizren.

“Kundër vendimit të KK-së paditësi ka ushtruar padi për shkak se nuk janë respektuar rregullat e procedurës dhe se për shkak të gjendjes faktike nuk është vërtetuar drejtë”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

“Gjykata Supreme shqyrtoi vendimin e kundërshtuar ,shkresat e lëndës dhe vlerësoi se padia është e bazuar”.

“Njerrja e aktit administrativ është bërë në kundërshtim me proceduart e parashikuara me Ligjin për Planifikim Hapësinor, dhe ligjin për ndryshimin e ligjit, për planifikim hapësinor”.

“ Organi duhet të bëjë korrigjimin e pasaktësive”.

“Gjykata anulon aktin kundër të cilit ka filluar konflikti adminmistrativ. Gjendja të kthehet siç ishte para se të ishte nxjerrë akti anuluar, prandaj organi i paditur duhet të vendosë sërish duke i pasur parasysh vrejtjet e gjykatës se nuk bëhet fjalë për gabim teknik, vetëm për sa i përket anës së djathtë apo të majtë, por se akti është nxjerrë siç ka konstatuar paditësi, duke mos i respektuar rregullat e procedurës e parashikuar me ligj”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit