9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Zbardhet vrasja në Sarandë

Policia njoftoi mbrëmjen e së martës se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Edmond Theodhori (Mehmeti) në 10 korrik në qytetin e Sarandes. Në njoftimin e saj thuhet se janë arrestuar shtetasit Ledi (Enkelejd) Ben (Saba) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç, Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë dhe Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet e strukturave të policisë së Vlorës dhe Sarandës mësohet se orën 00:10, viktima është konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit G.H, dhe K.H, (xhaxha dhe nip), për motive të dobëta.

Pas këtij momenti, më datë 10 korrik rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi janë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit (personat e mësipërm të arrestuar nga Policia), kanë kërkuar te gjithë se bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Sapo e kanë konstatuar, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës. Njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim te shtetasit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre. Policia po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, konkretisht Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, Elion (Kejsi) Sahit Hysa, 31 vjeç, dhe Keivi (Ahmet) Sahit Hysa, 23 vjeç, të tre banues ne Gjorm të Krujës./lapsi.al/

Më Shumë

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit