Burimet e ujit të pijes në Prizren, të sigurta

Vëmendje më e shtuar e organeve të rendit është parë edhe në Prizren, aty prej nga furnizohen me ujë më shumë se 200 mijë qytetarë të këtij rajoni. Përgjegjësit për siguri angazhohen 24 orë.

Burimet e ujit të pijes, ku furnizohen qytetarët e komunës së Prizrenit janë të sigurta.

Menaxhmenti i kompanisë së Hidroregjinit Jugorë që veprojnë në këtë rajon kanë shtuar masat e sigurisë për t’i larguar çdo shqetësim të mundshëm t’u vie rreth 200 mijë banorë që furnizohen me ujë nga ky vend.

Shefkat Halimit, menaxher i furnizimit më ujë për njësinë e Prizrenit, tha se burimet ruhen 24 orë edhe me ndihmën e policisë.

Sistemi i furnizimit me ujë në rajonin e Prizrenit është i mbyllur. Vetëm këtu mund të shihet uji me sy, pjesa tjetër deri tek çezmat e qytetarëve është në tuba. Përgjegjësia për cilësinë e ujit, sipas Halimit, është e madhe.

Analizat e ujit të pijes bëhen çdo ditë ndërsa mostrat merren në pikat ku e shohin të arsyeshme ekspertë.

Vigjilenca në këtë kompani, sidomos pas rastit të Badovcit, është shtuar dukshëm

Rrjeti furnizues që i kryen shërbimet përfshinë 4 njësi operacionale, njësinë Prizren, Suharekë, Dragash dhe Malishevë./RTK/

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit