Shtyllat elektrike rrezikojnë banorët e lagjes “Kurilla” të Prizrenit

Ka mbi një vit që në rrugën “Mevlana” të lagjes “Kurilla” dy shtylla elektrike qëndrojnë në rrugë. Banorët e lagjes thonë se janë ankuar në KEDS, por nuk i kanë rregulluar ato. Ata thonë se para një viti KEDS-i ka sjellë dy shtylla betoni, të cilat banorët i kanë vendosur me kontributin e tyre.

Banorët ndihen të frikësuar pasi që jetojnë nën rrezikun e telave të rrymës, raporton Kallxo.com.

“Është rrezik me u këput edhe me na ra në shtëpi, edhe është rreziku ma i madh që mundet me zënë ndonjë fëmijë apo ndonjë kerr që është rrezik edhe më i madh”, thotë Kabiri.

“Që një vjet e gjysmë kërkesën e kemi bërë, e kemi lajmëru para tre muajsh, e kemi lajmëru para dy muajsh, e kam lajmëru Prishtinën, m’kanë thanë se Prizreni s’ka kompetenca, na kanë thanë Prishtina hajt se po vijmë, erdhëm. Po vijnë deri aty e po kthehen. S’e di se çka po bëjnë. A kur vjen puna me t’i lypë paret nuk pyesin hiq, as nuk cokasin, as nuk t’ i mëshojnë ziles, hyjnë drejtë edhe nuk t’i pyesin letrat”, thotë Hysniu.

Kurse zëdhënësi i KEDS-it, Guri Shkodra, tha se nuk kanë qenë të informuar për këtë rast. Madje tha se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë ose ankesë në lidhje me këtë çështje.

“Ekipet e KEDS-it kanë vizituar menjëherë vendin e ngjarjes dhe intervenimi nuk ishte i mundshëm pasi që rruga ishte e bllokuar për shkak të punimeve. Sidoqoftë, një pjesë e punëve është përfunduar, ndërkaq nesër pritet të rregullohet problemi i raportuar”, tha Shkodra për Kallxo.com.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit