24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Koncertet në Shkollën e Muzikës në Prizren, bashkojnë nxënësit e vendeve të rajonit

Mbrëmë në sallën e koncerteve të SHM “Lorenc Antoni” në Prizren, ka filluar organizimi i koncerteve të masterklasës për nxënësit e shkollave të muzikës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Lidhur me këtë organizim, ka folur drejtor i shkollës më të vjetër muzikore në vendin tonë, Vesel Krasniqi, i cili e quajti të rëndësishme këtë ngjarje në radhë të parë për nxënësit tonë,

“Kemi të bëjmë me një aktivitet i cili synon t’i bëjë bashkë përmes muzikës të rinjët e rajonit”, tha ai.

Profesori Pjer Luixhi, njëkohësisht drejtor i institutit të mirënjohur italian të muzikës “Anxhelo Bazini”, tha se këto koncerte kanë një rëndësi të veçantë duke marr parasysh në radhë të parë entuziazmin e nxënësve.

“Është nder për ne që të jemi pjesë e këtij projekti i cili na bashkon të gjithëve përmes muzikës. Kjo është hera e tretë po marrim pjesë në këto koncerte, dhe na gëzon fakti që nxënësit pjesëmarrës me shumë entuziazëm po i përcjellin pikat artistike që janë përzgjedhur për këto koncerte”, tha ai.

Edhe organizatorët e këtyre koncerteve nga shoqata italiane “Ipsia”, e vlerësuan këtë ngjarje e cila, sipas tyre, po dëshmon se edhe përmes muzikës të rinjtë mund të krijojnë marrëdhënie miqësore për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë.

“Muzika është një gjuhë që i bashkon të gjithë popujtë. Ndjejmë kënaqësi kur shohim bashkë nxënësit të cilët janë shumë vende të rajoni, dhe shpresojmë që ky projekt të vijojë suksesshëm edhe në të ardhmen”, thanë ata.

Këto koncerte, kanë zgjuar kureshtjen e pjesëmarrësve të shumtë nga shkollat e muzikës së Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi e Maqedonisë. /TV Prizreni/

Më Shumë

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Lajmet e Fundit