Gjykata e Apelit: Ramadan Muja e ka gati vendimin (Video)

Në muajin gusht, do të dihet nëse qytetarët e Prizrenit do të dalin në zgjedhje të jashtëzakonshme apo jo.

Kjo pasi që Gjykata e Apelit është në përfundim të shqyrtimit të vendimit rreth rastit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, i cili në shkallën e parë nga Gjykata Themelore e Prizrenit është dënuar me kusht prej dy vjet për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autoritetit.

Kolegji i Gjykatë se Apelit, i përbërë nga gjyqtarët vendorë, Driton Muharremi dhe Abdullah Ahmeti, si dhe kryetari Piotr Bojarczuk, pritet që gjatë muajit të ardhshëm, të merr një vendim për të parin e Prizrenit, nëse do ta vërtetojë vendimin e shkallës se parë.

Këtë e ka konfirmuar për Televizionin Rrokum, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.

“Gjykata e Apelit është në procedurë të marrjes së një vendimi lidhur me rastin në fjalë. Presim që çështja të finalizohet gjatë muajit të ardhshëm”, ka thënë Jashari për Rrokum.

Muja është akuzuar nga EULEX-i për keqpërdorim të detyrës zyrtare bashkë me pesë zyrtarët komunalë. /Rrokum/

Më Shumë

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Lajmet e Fundit