25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

DokuFest, me programin Spectrum: Films on Film

DokuFest ka kënaqësinë t’a shpall programin special të filmave për filmat, të treguar nga perspektiva e regjisorëve, aktorëve, producentëve, madje edhe nga arkivistëve të filmave. Filma për regjisorë të famshëm si John Ford, Raoul Walsh, Bernardo Bertolucci, Ousmane Sembène dhe Claude Lanzmanne, do të shfaqen në programin i cili po ashtu e përfshin një vështrim interesant në jetën e aktores së famshme Ingrid Bergman dhe regjisorit legjendar të Moscow Film Museum, Naum Kleimen në filmin Ingrid Bergman: In Her Own Words and Cinema: A Public Affair.

Filmi i Cem Kaya, i cili morri 7 vite për t’u përfunduar, Remake, Remix, Rip – Off paraqet pamjen shpesh me humor të Yesilcam, i njohur gjerësisht si Hollywood i Turqisë, përderisa bota duhej të priste 60 vjet për një film si Night Will Fall për të dalë dhe të për të parë një ditë të dritës.

“Magjepsja me punën e regjisorëve tjerë është pothuajse aq e vjetër sa vetë kinemaja dhe një kënaqësi e vërtetë për çdo programues të festivalit që përpiqet t’a kurojë një program si ky”, tha Drejtori Artistik i DokuFest, Veton Nurkollari.

Lista e plotë e filmave në programin Spectrum: Films on Film:

Directed by John Ford nga Peter Bogdanovich
The True Adventures of Raoul Walsh nga Marilyn Ann Moss, Joel Bender
Sembene! nga Samba Gadjigo, Jason Silverman
Bertolucci on Bertolucci nga Luca Guadagnino, Walter Fasano
Claude Lanzmann: Spectres of the Shoah nga Adam Benzine
Night Will Fall nga Andre Singer
Ingrid Bergman: In Her Own Words nga Stig Björkman
Cinema: A Public Affair nga Tatiana Brandrup
Remake, Remix, Rip – Off nga Cem Kaya

/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malisheva fiton ndaj Gjilanit dhe vazhdon për kreun e renditjes

Malisheva ka shënuar fitore ndaj Gjilanit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Superligës së Kosovës. Ndeshja nisi më mirë...

Fillon kursi “KOMEK” për gratë dhe vajzat e Prizrenit

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik nw Prizren ka filluar kursin "KOMEK", i cili ofron mundësi të reja për aftësim në zanate dhe punime...

Lajmet e Fundit